Aktori Blerim Peci ka 4 vite që ka ndërruar jetë, pasi ka vuajtur nga një sëmundje në mëlçi, përcjell InLajmi.
E me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së aktorit, Peci, Kuvendi Komunal i Mitrovicës, sot e ka përkujtuar gjatë seancës ku është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit.
Në këtë seancë u tha se i ndjeri, Peci padyshim që ka ofruar angazhim të madh në skenën e teatrit, i cili me skeqet e tij humoristike kishte bërë për vete një publik të tërë.
“Aktrimi i tij kishte një nur komik, hijeshi skenike dhe finesë në aktrimin e shumë roleve, ai do të mbetet si një trashëgimi e pasur, ku nëpërmjet interpretimit të tij si aktor janë ngritur vlera kulturore të qytetit të Mitrovicës, për çka do të çmohet çdoherë puna dhe kontributi i tij”, u tha në këtë seancë.
Ndryshe, aktori i ndjerë Peci ka lindur më 1 gusht të vitit 1973, ndërsa u nda nga jeta më 9 dhjetor të vitit 2017. /InLajmi/