Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan dhe në Kamenicë, pas një pune hetimore është arrestuar një person i cili dyshohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, përcjell InLajmi.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti me dokumente të falsifikuar ka arritur që të fitoj disa tenderë në institucionet lokale në Gjilan dhe në Kamenicë.

Policia gjithashtu ka treguar se vlera totale e tenderëve të fituara me dokumente të flasifikuara është 1.9 milion euro.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:
Gjilan-Kamenicë (NN) 2018-2020-NN. Pas një pune hetimore, me datë 08.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuara ka arritur që të fitoj disa tender në institucionet lokale në Gjilan dhe Kamenicë. Si prova materiale janë sekuestruar: 2 shtëpiza kompjuteri, 6 DUD doganor, aneks kontrata, katër vula të biznesit dhe një telefon. Vlera totale e tenderëve të fituar me dokumente të falsifikuara arrin shumën rreth 1.900.000,00 (1 milion e 9 qind mijë euro). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/




















