Një përleshje ka ndodhur në Parlamentin e Turqisë, në negociatat për buxhetin, transmeton InLajmi.
Një sherr me grushte shpërtheu gjatë negociatave për buxhetin e vitit 2022, ku deputetët e partisë në pushtet u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.
Deputeti i CHP Bursa, Erkan Aydın tha në fjalën e tij në tribunë:
“Pse hipët në avionin e ministrit të Brendshëm Sezgin Baran Korkmaz? Doli fotoja juaj, thatë se nuk kishte avion tjetër. Duhet t’ia kishit thënë Presidentit.”
Ndërkohë ministri i Brendshëm Soylu i tha Aydinit një fjalë të rëndë.
“Po gënjen”.
Pas përleshjes verbale, mes deputetëve të cilët janë ngritur në këmbë ka ndodhur një sherr verbal dhe më pas me grusht, shkruan Sputnik.
Ndryshe, pas sherrit, seanca u ndërpre dhe negociatat rifilluan pas pak. /InLajmi/