Kristale Ivezaj-Rama, zonja e parë e Prishtinës ka bërë një reagim, pasi që bashkëshorti i saj Përparim Rama, ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Rreth kësaj Kristaleja ka thënë se Përparimi do të punojë shumë për ta çuar lart titullin e tij të kryetarit.
Ivezaj-Rama ndau momente pas ceremonisë së betimit të të parit të kryeqytetit.
Postimi i plotë i saj:
Fjala transformim duket e vogël për t’i përshkruar këto momente. Të gjithë e dimë që Përparimi do të punojë pa pushim për të çuar lart titullin e tij Kryetar i Komunës. Ai u inagurua sot në mëngjes dhe fillon detyrën për t’i shërbyer Prishtinës sot! Urime pa fund ekipit të tij të shkëlqyer dhe gjithë Prishtinës! Ditë të mira janë para nesh. /InLajmi/