Në 50 vitet e fundit shkencëtarët kanë arritur ta kuptojnë dritën dhe rrezatimin kaq mirë, saqë ata tani mund të bëjnë gjëra që dikur mund të dukeshin si magji, shembull me anë të dritave laser mund të arrihen efekte mbresëlënëse, si krijimi i hologrameve, apo të bëhen matje me saktësi të jashtëzakonshme e deri tek gjetja e shenjave të padukshme të gishtave, shkruan InLajmi.
Skanimi i Trupit: Rezonanca magnetike, që përmes saj mund të shihet brenda trupit të gjallë duke treguar në 3D skeletin me ngjyrë të bardhë ashtu edhe mushkëritë me ngjyrë portokalli. Kjo quhet “Skanim i Trupit”, ky lloj fotografimi përdor magnete të fuqishme për t’i tërhequr të gjitha bërthamat e atomeve të trupit.
Drita Ultravjollcë (UV): Tregon gjurmë gjaku dhe lëngjesh të tjera trupore të spërkatura mbi një mur një vend krimi, të cilat përndryshe do të ishin të padukshme. Drita ultravjollcë ndihmojnë edhe në gjetjen e gjurmëve të krimineleve kur ata mendojnë që nuk kanë lënë gjurmë të krimit të tyre, por që falë dritave UV mund të zbulojë shumë lloje provash të padukshme.
Drita Laser: Rrezet e para lazer u krijuan në vitin 1960 nga Teodor Maiman. Drita laser nuk i ngjan asnjë drite natyrore në Gjithësi, thuhet se të gjitha dritat natyrore janë “jokoherente”, sepse janë përzierje kaotike e shumë fotoneve ose ndryshe grimca dritash në gjatësi vale të ndryshme. Saktësia e Laserit bën që ajo të përdoret për të bërë matje jashtëzakonisht të sakta.
Yjet i shohim të gjithë por a dimë së si ata janë krijuar?
Pluhuri që lëviz në ajër e bën të vështirë kapjen e pamjeve të qarta të thellësive të hapësirës. Prandaj yjet duket sikur vezullojnë, astronomët përdorin kompjuterët për të shmangur ndikimin e pluhurit, ku duke përdorur një teknikë të njohur si Optika Përshtatëse. Në ato pjesë të qiellit që ata duan të studiojnë e ku jo gjithmonë ka ujë të ndritshëm, ku pastaj ata “krijojnë” yllin e tyre udhërrëfyes, me anë të një rrezeje laser, pra kur kjo rreze laser lëshohet në qiell dhe e godet gazin e natriumit, ky i fundit filloj të vezullojë kështu duke krijuar një “YLL”./InLajmi/
Burimi: Discovery Channel