Gjatë kohës së luftës së fundit në Kosocës, Albin Kurti, ishte i arrestuar dhe i njëjti më 7 dhjetor 2001 u lirua, pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politikë nga regjimi serb, shkruan InLajmi.
Në atë kohë Kurti ishte arrestuar më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.
Më 9 mars 2000 ka filluar procesi gjyqësore ndaj Albin Kurtit, ndërsa më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.
Pas kësaj, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.
Nga nëntori i vitit 2000 deri më 3 dhjetor të vitit 2001 ka qenë në burgun e Çuprisë, ndërsa prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit. /InLajmi/