7 dhjetor 1941– Një sulm i papritur ajror nga marina perandorake japoneze kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëPearl Harbor, Havai, çoi në hyrjen e SHBA-së nëLuftën II Botëroreqë kishte filluar më 1939. Në këtë sulm të befasishëm u fundosën 19 luftanije, u asgjësuan 200avionë luftarakëdhe humbën jetën 2.400 persona.
7 dhjetor 1956– ShkrimtariResat Nuri Guntekin, autor i romanit “Trumcaku” (Çalıkuşu), një prej veprave më të rëndësishme të letërsisë turke, u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.
7 dhjetor 1973–Shtatë (7) vende anëtare tëOrganizatës së Konferencës IslamikethemeluanBankën Islame për Zhvillim. Selia e bankës është nëXhidedhe ka për synim të sigurojë ndihmë financiare për vendet e prapambetura.
7 dhjetor 1983– Nëaeroportin e Madriditu përplasën dy avionë pasagjerësh; në këtëaksident ajrorvdiqën 93 njerëz.
7 dhjetor 1988– NëArmenira njëtërmetme madhësi 7,1 ballë sipas shkallës Rihter. Në këtë tërmet humbën jetën më shumë se 25 mijë njerëz, u plagosën 150 mijë dhe 400 mijë të tjerë mbetën pa strehë.
7 dhjetor 2017– Ndahet nga jeta në Stamboll veterani iLuftës së Koresë, Sulejman Dilbirli (Süleyman Dilbirliği), nga jeta e të cilit është marrë edhe subjekti i filmit “Ayla”.
7 dhjetor2017 –Presidenti Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pas 65 vjetëshrealizoi në Greqi vizitën e parë zyrtarenë nivelin e kryetarit të shtetit.

















