Krytetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë “medalje postmortem” për atdhetarin, intelektualin dhe profesorin e nderuar Skendër Rizën, përcjell InLajmi.
Medalja “Me besim në zot, atdhe e shtet” u pranua nga djali i Skendër Rizës, Shkëlzeni.
“Profesor Rizaj mbetet shembulli i njeriut që tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, duke edukuar breza të tërë me shembullin e një shqiptari të mirë. Të tillët janë motiv për gjenerata të tëra të kohës dhe të ardhshme”, tha Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Medaljen postmortem “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin e çështjes kombëtare, e ndava sot për atdhetarin e intelektualin, profesorin e nderuar, Skënder Rizaj.
Në emër të familjes, medaljen e pranoi i biri i tij Shkelzeni, me të cilin bashkëbiseduam dhe evokuam kujtime për profesorin.
Profesor Rizaj mbetet shembulli i njeriut që tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, duke edukuar breza të tërë me shembullin e një shqiptari të mirë. Të tillët janë motiv për gjenerata të tëra të kohës dhe të ardhshme. /InLajmi/