Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin, Glauk Konjufca dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-së Nicholas Giacobbe sot vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te busti i ish-senatorit Bob Dole, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Kurti ka folur rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ku sipas tij, me këtë rast janë duke u marrë hetuesit më të mirë në vend dhe se informacionet janë duke u shtuar.

“Sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje. Mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do t’ju njoftojmë juve”.
Kryeministri gjithashtu është pyetur rreth presionit të shteteve të QUNT-it që të implementohet dhe respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kontestin pronësor ndërmjet komunës dhe Manastirit të Deçanit, ai tha se qëndrimi i Qeverisë mbetet i njëjti.
“Ndërkaq qëndrimi jonë për Manastirin e Deçanit është tashmë i njohur, ne e kemi bërë të njohur atë edhe më herët, mirëpo kisha kërkuar mirëkuptimin tuja ngase jemi këtu për nderime për senatorin Dole”. /InLajmi/





















