Ish-kreu i OVL UÇL-së, Hysni Gucati ka dalur sot para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton InLajmi.
Gucati i është përgjifjur pytjeve, ku i njëjti është pyetur edhe për lëndime gjatë luftës.
Rreth kësaj ish-kreu i OVL UÇK-së ka thënë se gjatë luftës është plagosur dhe ka gjithsej 27 operacione.
“Unë jam i plagosur në këmbën e djathtë, jam i operuar, 27 operacione i kam gjithsej”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai gjithashtu ka treguar para gjykatës edhe vendin se ku ishte trajtuar pas plagëve të marra.
“Ditën e parë në spitalin tonë e improvizuar në bjeshkë në malet e Berishës, të 2-tin në spitalin ushtarak në Tiranën më 8 qershor, ku më kanë dërguar forcat angleze, të cilat kanë sjellë ndihmë ushqim, edhe mua e 2 të tjerë të plagosur na kanë dërguar në Tiranë”, tha ai. /InLajmi/