Federata Evropiane e Xhudos ka shpërblyer me dekoratë kampionet tona olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021, përcjell InLajmi.
Në “Gala Mbrëmjen” e mbajtur mbrëmë në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.
Ndryshe Në vitin 2015 Distria Krasniqi fillon pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare si përfaqësuese e Kosovës, ndërsa Nora Gjakova përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike 2016 të mbajtura në Rio të Brazilit./InLajmi/




















