Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se me Jahën është njohur në frontet e luftës, të cilin e ka quajtur burrë të fjalës e të zotin kundër armikut.
Tutje Haradinaj ka ngushëlluar familjen Baleci si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.
Postimi i plotë i tij:
Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës.
Jahën e njoha në frontet e luftës, burrë i fjalës e i zoti kundër armikut, që nuk ju nda luftës deri në çlirim.
Ngushëllime familjes Baleci dhe të gjithë bashkëluftëtarëve./InLajmi/