Policia e Kosovës ka raportuar se të dielen rreth orës 15:00 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 2 vetura, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën Online InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./InLajmi/