Pas një të shtune kryesisht me diell, sot ka ndodhur e kundërta në Kroaci me vranësira dhe shira, me borë jo vetëm në male por me gjasë edhe në ultësira.
Mëngjesin e sotëm ka rënë shi i dendur në Adriatik, lokalisht dhe me reshje të dendura shiu dhe bubullima.
Gjatë gjithë ditës priten reshje të dendura shiu, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
Shumë rrugë në qendër të Splitit janë përmbytur. Siç shihet edhe në pamje, në qendër të qytetit është ‘’krijuar’’ një përrua i vogël, transmeton Gazeta Express.
Stacioni automatik meteorologjik Split-Spinut regjistron 47 litra reshje nga mesnata, prej të cilave 36 litra nga ora 8:30 deri në 9:30.