Gjermania është shokuar nga lajmi se 5 persona të së njëjtës familje janë gjetur pa jetë në banesë, të gjithë të masakruar me thika dhe armë. Familja me 3 fëmijë mësohet se ndodhej në karantinë ndërsa nuk është ende e qartë nëse autori është një nga viktimat apo dikush tjetër që ka ardhur nga jashtë.
5 persona u gjetën të vdekur në një shtëpi në jug të Berlinit në Gjermani. Sipas prokurorisë së Cottbus, viktimat janë 2 të rritur të moshës 40 vjeç dhe 3 fëmijë të moshës 4, 8 dhe 10 vjeç.
Një familje, siç shkruajnë disa media vendase, e cila mesa duket ishte në karantinë. Mbi kufomat, policia, e cila po heton për vrasje të shumta , ka konstatuar plagë nga goditjet me thikë dhe plumba.
Për momentin nuk dihen detaje të tjera që ndihmojnë për të kuptuar dinamikën e tmerrit. Ajo që ndodhi në të vërtetë në Senzig, një qytet i vogël në Koenig Wusterhausen, mbetet një mister i hapur.
Hetuesit kaluan shumë orë në vend për të mbledhur gjetje që mund të shpjegonin diçka më shumë në orët ose ditët e ardhshme. Nuk është ende e qartë nëse autori i masakrës është mes viktimave apo vrasësi është dikush nga jashtë.
Nuk dihet as nëse janë gjetur armët që kanë shkaktuar plagët fatale. Në zonë u tha se familja ishte mbyllur në karantinë prej Covid-19, transmeton Oranews.
Por edhe ky detaj nuk është konfirmuar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas denoncimit nga një fqinj, i cili ka parë trupa të pajetë në shtëpi. Tragjedia padyshim tronditi komunitetin e vogël lokal, i cili u mbyll në heshtje.