Aktorja e mirënjohur, Yllka Gashi në “Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara”, ka thënë se këta persona duhet të përfshihen në çdo fushë, përcjell InLajmi.
Gashi ka shtuar se duhet të reflektojmë e të bëjmë ndryshime drastike që kjo kategori të përfshihet në të gjitha sferat e shoqërisë sonë.
Madje ajo tregon se ka pasur fatin të jetë si ambasadore e artiste e “Save the Children”, në Kosovë dhe ka takuar fëmijë me nevoja të veçanta dhe nënat e tyre, të cilat i kanë lënë mbresë të veçantë.
Ajo bën thirrje që instutucionet të bëjnë më shumë për përfshirjen e këtyre qytetarëve në shkollim, vendimmarrje, politikë, kulturë, sport dhe çdo fushë tjetër.
Postimi i plotë i saj:
Sot në ditën ndërkombëtare të personave me afësi të kufizuara, më shumë se kurrë, duhet të reflektojmë e të bëjmë ndryshime drastike që kjo kategori të përfshihet në të gjitha sferat e shoqërisë sonë.
Në Kosovë ende ka fëmijë që nuk kanë kushte e mundësi për shkollim gjithëpërfshirës. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndryshojë.
Si Ambasadore Artiste e Save the Children në Kosovë, kam pasur fatin të takoj fëmijë me nevoja të veçanta dhe jam mahnitur me prindët e tyre, posacërisht me nënat të cilat ua kanë dedikuar jetën dhe bëjnë çdo sakrificë të mundshme që fëmijët e tyre ta kenë jetën më të lehtë e kualitative.
Është koha që edhe institucionet përkatëse të bëjnë më shumë për përfshirjen e këtyre qytetarëve në shkollim, vendimmarrje, politikë, kulturë, sport dhe çdo fushë tjetër të jetës.
Fotografitë janë bërë gjatë vitit 2014 dhe 2017 në Prishtinë./InLajmi/