Shpejtim Bulliqi është betuar sot për herë të 2 si kryetar I Podujevës, përcjell InLajmi.
Bulliqi tha se betohem para juve me vullnetin dhe besimin tuaj do ta shpaguajmë me punë të mira e projekte të rëndësishme për komunën tonë.
“Sot, zyrtarisht u betova si Kryetar i Komunës së Podujevës. Emocion i veçantë, nder e përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ju betohem se vullnetin dhe besimin tuaj, do ta shpaguajmë me punë të mira e projekte të rëndësishme për komunën tonë”, ka shkruar Bulliqi.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Sot, zyrtarisht u betova si Kryetar i Komunës së Podujevës. Emocion i veçantë, nder e përgjegjësi e jashtëzakonshme.
Ju betohem se vullnetin dhe besimin tuaj, do ta shpaguajmë me punë të mira e projekte të rëndësishme për komunën tonë.
Komuna e Podujevës do t’i mirëpres, dëgjojë e sigurojë bashkëpunim e bashkëveprim korrekt me të gjithë, pa asnjë dallim e diskriminim. Komuna është shtëpia jonë e përbashkët.
Andaj, ftoj të gjithë qytetarët padallim partie, të bëhemi bashkë, të punojmë shumë, ta forcojmë e zhvillojmë komunën tonë.
Na priftë e mbara!/InLajmi/