Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar sot listat e përfituesve të bursave elitare për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022, përcjell InLajmi.
Për këtë vit akademik, kanë përfituar bursë 1.799 studentë të 2 niveleve të studimit, prej të cilëve 198 janë ndarë për studentët e Mjekësisë dhe 14 për studentët që kanë aplikuar në kategorinë e personave me nevoja të veçanta.
Shuma e bursës për vit akademik është 700 euro për secilin student, ndërsa vlera totale e shumës së bursave është 1.259.300 euro.
Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës dhe nuk janë në listën e përfituesve, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MASHTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga Komisioni për ankesa dhe parashtresa i MASHTI-t.
Linqet e vendimeve:
https://masht.rks-gov.net/…/vendim-per-perfituesit-e…
https://masht.rks-gov.net/…/vendim-per-perfituesit-e…
https://masht.rks-gov.net/…/vendim-per-perfituesit-me… /InLajmi/