Tenistja e njohur Johanna Konta ka përfunduar karrierën në moshë të hershme 30- vjeçare për shkak të problemeve me zemër.
Ish-tenistja më e mirë në Britani ka probleme të vazhdueshme në zemër dhe ka vënë shëndetin para karrierës.
Konta ishte gjysëmfinaliste e Wimbledon në vitin 2017 dhe ka thënë se ka probleme të përsëritshme të ritmeve të zemrës, shkruan The Guardian
Ish-tenistja e 4 në botë më parë nuk kishte pranuar të vaksinohej kundër Covid-19, dhe më pas rezultoi pozitiv në test, përcjell IndeksOnline .
Ndryshe, ajo ka thënë se izolimi e ka prekur fizikisht e mendërisht.