• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 31 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Dita botërore e HIV/AIDS, rritet numri i të infektuarve në Kosovë

J G nga J G
1 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Dita botërore e HIV/AIDS, rritet numri i të infektuarve në Kosovë
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Dita Botërore e Luftës Kundër AIDS-it, e cila shënohet çdo 1 dhjetor, e gjen Kosovën sivjet me 8-të raste të reja të të infektuarve me këtë sëmundje.

Shifra flet për rritje të rasteve krahasuar me vitin e kaluar, gjatë të cilit u regjistruan 2.

Në vitin 2019, ndërkaq, u shënuan gjashtë raste të reja.

AIDS-in e shkakton virusi HIV, i cili e dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Shefi i Repartit për HIV brenda Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Murat Mehmeti, thotë se, aktualisht, të gjitha rastet me HIV pozitiv janë duke u trajtuar në kushte shtëpie, pasi, sipas tij, ato nuk kanë nevojë për hospitalizim.

“Në vitin 2021 i kemi 8-të raste të reja. Me këto 8-të raste të reja, i kemi diku 41 raste [me HIV] që i kemi për momentin nën trajtim”, thotë Mehmeti.

Numrin e rasteve të reja në këtë vit e konfirmon edhe shefja e Njësisë së HIV/AIDS-it në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Luljeta Gashi.

“Aq janë. Pra, 8-të raste [të reja] ka Klinika Infektive”, thekson ajo.

Pandemia e koronavirusit, e cila në disa periudha ka shkaktuar fluks të madh pacientësh në spitale, ka vështirësuar jo rrallë trajtimin e sëmundjeve të tjera.

Vitin e kaluar, në disa raste ka pasur ngecje sa i përket kryerjes së analizave rutinore të personave që jetojnë me virusin HIV.

Por, gjatë këtij viti, sipas Mehmetit, për të gjithë personat e prekur nga ky virus, është siguruar terapia e vazhdueshme, ndërsa janë kryer edhe analizat rutinore, që parashihen brenda vitit.

“Këta [personat me HIV], në asnjë moment, nuk kanë mbetur pa terapi. Madje, edhe testet më të rëndësishme që ne i punojmë, me qëllim të mbikëqyrjes së tyre në aspektin imunitar dhe virusal, i kemi bërë në mënyrë të rregullt. Meqenëse preferohet, zakonisht, minimum 2 herë në vit, ne i kemi realizuar ato brenda vitit 2021. 2 herë i kemi punuar këto analiza imunologjike dhe virologjike. I kemi bërë në muajin mars dhe tash, në muajin e fundit, i kemi bërë për herë të 2-të”, thotë Mehmeti.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar IKSHPK-së me pyetjen se sa është numri i të testuarve për HIV në Kosovë brenda vitit 2021, por, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka marrë përgjigje.

Qendra për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint” në Prishtinë ka testuar sivjet mbi 500 persona për virusin HIV, thotë drejtuesi i kësaj qendre, Safet Blakaj.

Sipas tij, shifra është mbi dyfish më e lartë krahasuar me rreth 250 testimet e kryera vitin e kaluar.

“Brenda këtij viti, numri i testimeve ka qenë 535. Fatmirësisht, asnjë rezultat pozitiv nuk e kemi pasur sa i përket HIV-it”, thotë Blakaj, duke shtuar se këto të dhëna i janë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

Rritjen e numrit të testimeve për HIV në vitin 2021, Blakaj e sheh si rikthim të rutinës së testeve, e cila ka pësuar ngecje në fillimet e pandemisë, në vitin 2020.

Kjo, sipas tij, do të thotë edhe ndërgjegjësim më i madh i personave që dëshirojnë të vërtetojnë ose shmangin dyshimet e tyre lidhur me virusin HIV.

Shefi i Repartit për HIV në Klinikën Infektive, Murat Mehmeti, thotë se disa prej personave të prekur nga HIV në Kosovë, kanë qenë të infektuar edhe me koronavirus.

“Ka pasur të prekur [nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19], të cilët e kanë kaluar me shumë pak telashe, do të thotë me një gjendje të lehtë. Fatkeqësisht, e kemi pasur një person ose një pacient që e ka pasur COVID-19 dhe ka përfunduar me vdekje. E kam fjalën prej të gjithë këtyre pacientëve”, thotë Mehmeti.

Në Kosovë, rasti i parë me HIV/AIDS është regjistruar në vitin 1986.

Sipas IKSHPK-së, që nga ajo kohë e deri në dhjetor të vitit 2020, janë regjistruar gjithsej 132 raste me HIV. Deri më tani, mbi 50 prej tyre kanë vdekur.

Me këto shifra, Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë të ulët të AIDS-it, por faktorë rreziku për të janë zhvillimet socio-ekonomike.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.

Tags: HIV/AIDSIKSHPKMurat Mehmeti
Postimi i mëparshëm

Ndodhë edhe kjo në Shqipëri, një personi ka marr 4 doza të vaksinës anti-Covid

Postimi tjetër

Postimi emocionues i Keith për Adriana Matoshin para hyrjes në operacion

Të ngjajshme Postime

Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
KRYESORE

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

30 December 2025
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr
KRYESORE

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

30 December 2025
Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë
KRYESORE

Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë

30 December 2025
Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat
KRYESORE

Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat

30 December 2025
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje
KRYESORE

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje

30 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të
KRYESORE

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Postimi tjetër
Postimi emocionues i Keith për Adriana Matoshin para hyrjes në operacion

Postimi emocionues i Keith për Adriana Matoshin para hyrjes në operacion

Lajmet e fundit

“Diva jonë me afat skadence” – Shpërthen debati mes Fjollës dhe Benitës

“Diva jonë me afat skadence” – Shpërthen debati mes Fjollës dhe Benitës

30 December 2025
Kryeziu: Opozita ka pasur mundësi ta krijonte qeverinë me vota

Kryeziu: Opozita ka pasur mundësi ta krijonte qeverinë me vota

30 December 2025
Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

30 December 2025
Numërohen gati gjysma, cili është dallimi mes liderëve të partive në votat që kanë marrë deri tani

Numërohen gati gjysma, cili është dallimi mes liderëve të partive në votat që kanë marrë deri tani

30 December 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

30 December 2025
“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

30 December 2025
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

30 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu