Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari i njohur i muzikës popullore Labinot Tahiri i ka dalur në ndihmë dhe përkrahje aktores së njohur Adriana Matoshi pasi e bëri publike gjendjen e saj shëndetësore, përcjell InLajmi.
Tahiri ka thënë se nëse Adriana ka nevojë e ka gjithë përkrahjen morale dhe financiare.
Ai ka thënë se Adriana është një nanë e fortë shqiptare, e njohim, e cila ka përballuar sfidatat e saj edhe në të kaluarên e deri më tani, edhe kur i ka arritur majat e sukseseve ne karriren se saj!
Postimi i plotë i tij:
ARTISTËT PËR ARTISTEN🙏🏻🌹🤝
Mirengjesi shqiptar dhe nëna shqiptare!
NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…🌹🕊
Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës.
Me Adrianën, kemi pasur njeherë takime me familjen e saj se bashku me familjen time!
Adriana është një nanë e fortë shqiptare, e njohim, e cila ka përballuar sfidatat e saj edhe në të kaluarên e deri më tani, edhe kur i ka arritur majat e sukseseve ne karriren se saj!
Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!
Lutemi për Adrianën tek Zoti , që ta kalojë edhe këtë sfidë dhe shërim të plotë.
Me dashuri, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë. /InLajmi/
