Një autobus 2 katësh i NQP-së sonte është kapluar nga zjarri në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Shkup, në afërsi të “Rade Konçar”
Zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, ku ndodhet motori dhe ka përfshirë një pjesë të instalimit.
Megjithatë, siç thonë nga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, shpejtë është intervenuar dhe zjarri është shuar derisa ka qenë në fazën fillestare. Denoncimi për zjarrin tek zjarrfikësit e Shkupit ka mbërritur në orën 18:50.
Sipas informatave nga shërbimi zjarrfikëse dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nuk ka të lënduar, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.
“Nga ana e stacionit policorë ‘Aerodrom’ kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast është konstatuar se është kapluar nga zjarri një autobus në pjesën e pasme tek motori. Nga ana e Shërbimit zjarrfikës është shuar zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB-ja.