Ujëvara e Niagarës, në Kanada, në mbrëmjen e 28 Nëntorit u ndriçua me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar Kuq e Zi për të 2-tin vit radhazi, përcjell InLajmi.

Ambasada e Shqipërisë në Kanada, ka ndarë disa fotografi të Ujëvarës së Niagarës teksa shihet e gjitha e mbuluar me ngjyrat e flamurit, e gjitha kjo për nder të 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.
Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shprehur mirënjohje dhe falenderim të veçantë për Bordin e që ka ndriçuar Ujëvarën e Niagarës./InLajmi/





















