Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur betejën kundër COVID-19, ndërkaq nga 1 mijë e 664 testime të bëra, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, janë shëruar 183 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189 mijë e 227 që nga fillimi i pandemisë.


Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar, transmeton Top Channel.
Në total në gjithë Shqipërinë janë 7431 pacientë aktivë me koronavirus.



















