Është hapur për kalim Rruga e Arbërit, ku në ceremoninë e hapjes në Dibër ka marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përcjell InLajmi.
Gjatë ceromonisë së hapjes ka pasur atmosferë festive, shumë qytetarë janë mbledhur dhe kanë festuar në ritmet e daulleve.
Shumë djem dhe vajza me veshje tradicionale kanë vallëzuar dhe e kanë shijuar atmosferën e krijuar në Rrugën e Arbërit./InLajmi/