Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka bërë të ditur se është larguar një investitor nga Kosova, pasi i njejti do të investonte 110 milionë euro në energji me erë, përcjell InLajmi.

Sipas tij, ky investitor do të investonte në Vushtrri, e i cili ka shkuar në Maqedoninë e Veriut.

“Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investojë 110 milion euro në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë”, ka shkruar Gërxhaliu.
Postimi i plotë i tij:
Si largohen investitorët potencialë nga Republika e Kosovës
Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njofton KM Zaev i Maqedonisë së Veriut.
Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në
Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.
Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrin t’i kryej të njëjtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.
Kosova promovon investime për rajonin falë byrokracis, padijenisë dhe korruposionit.
#Edhe turpi ka emër./InLajmi/




















