Sot 9 vite më parë në vitin 2019, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm Ramush Haradinajn, së bashku me Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, përcjell InLajmi.
Me këtë vendim janë liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rreth kësaj ngjarje qytetarë të shumtë ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve gjigante dhe pritën me brohoritje e fishekzjarrë vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e shumëpritur të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Pas ardhjen në Kosovë Haradinaj dhe shokët u pritën si në qendër të Prishtinës nga mijëra qytetarë, në një organizim të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.
Lirimin e kishin përshëndetur edhe presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. /InLajmi/