Edhe 3 të mbijetuar nga aksidenti tragjik në “Struma” të Bullgarisë pritet të lëshohen nga spitali “Pirgov”.
Ata do të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.
Ndërkaq 2 të tjerë janë transferuar të shtunën dhe janë në gjendje stabile shëndetësore, shkruan Alsat M.
Në aksidentin tragjik që ndodhi para 6 ditësh humbën jetën 45 persona shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica prej tyre shqiptarë. Në mesin e tyre ishin 12 të mitur.