Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në të dhënat nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë kryer 1.514 testime, ku nga to 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763. Në total numri i rasteve aktive është 335. /InLajmi/