29 Nëntori është dita e 333-të e kalendarit gregorian (dita e 334-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 32 ditë.
Ngjarje
1777 – Themelohet San Jose de Guadalupe, vendbanimi i parë civil, apo Pueblo, në Kaliforninë e sipërme. San Jose shërbeu si komunitet bujqësor në mbështetje të instalimeve ushtarake spanjolle në San Francisko dhe Monterey, kur territori ishte koloni spanjolle. Kur Kalifornia fitoi shtetësinë në vitin 1850, San Jose u bë kryeqyteti i parë i këtij shteti. San Jose është sot qyteti më i madh në luginën Silikon.
1944 – Shqipëria çlirohet nga partizanët. Pas çlirimit nga pushtimi nazist, vendi u bë shtet komunist; Republikë Popullore më 1946; Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976; udhëhequr nga Enver Hoxha, Partia e Punës dhe Diktatura e Proletariatit. Sot, Shqipëria është demokraci parlamentare me ekonomi në tranzicion (disa thonë se tranzicioni ka përfunduar). Kryeqyteti, Tirana, ka mbi 600-mijë banorë nga rreth 2.9 milionë e gjithë Shqipëria.Tirana është gjithashtu kryeqyteti financiar i vendit. Reformat e tregut të lirë e kanë hapur vendin për investime të huaja, veçanërisht në zhvillimin e energjisë dhe infrastrukturën e transportit. Në vitin 2011, Shqipëria u zgjodh si destinacion Nr.1 në listën e 10 vendeve për të vizituar, nga Lonely Planet.
1945 – Shpallet Republika Federative Popullore e Jugosllavisë. Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (apo RSFJ), e cila hodhi bazat gjatë Luftës së Dytë Botërore pati një ekzistencë deri në vitin 1992 kur u shpërbë mes luftërave jugosllave. Federata e Jugosllavisë përbëhej nga gjashtë republikat socialiste: Bosnje-Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, dhe Sllovenia – dhe dy krahina autonome, Vojvodina e Kosova.
1947 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara rekomandon ndarjen e Palestinës. Plani i hartuar pas mbarimit të mandatit të kontrollit britanik, do të çojë në krijimin e shteteve të pavarura arabe dhe hebraike dhe status të posaçëm ndërkombëtar për qytetin e Jeruzalemit.
1877 – Thomas Edison demonstron fonografin për herë të parë.
1899 – U themelua klubi futbollistik spanjoll FC Barcelona.
1910 – Patenta e parë për zbulimin e semaforit në Shtetet e Bashkuara iu nda zbuluesit amerikan Ernest Sirrine.
1944 – Masakra në Iseukaj, Caravajkë.
1943 – U shpall Republika Federale Popullore e Jugosllavisë.
1944 – U larguan Shqipëria nga pushtuesit nazistë.
1972 – Nolan Bushnell (bashkë themelues i kompanisë Atari) paraqiti lojën Pong në Andy Capp’s Tavern ë Sunnyvale, Calif.
1975 – Emri “Micro-soft” (për “microcomputer software”) për herë të parë u përdor nga Bill Gates në letren drejtuar tek Paul Allen.
2005 – Partia e RE Komuniste Kroate (KPH) u themelua nëVukovar.
Lindje
1797 – Gaetano Donizetti, kompozitor italian
1803 – Gottfried Semper, ndërtimtar gjerman
1803 – Christian Doppler, fizikant austriak
1898 – C. S. Lewis, shkrimtar irlandez
1932 – Jacques Chirac, politikan francez
Vdekje
1643 – Claudio Monteverdi, kompozitor Italian
1852 – Ada King Lovelace, matematiciente britaneze dhe programeri i parë
1924 – Giacomo Puccini, kompozitor italian
1954 – Enrico Fermi, fizikant italian
1975 – Graham Hill, kampion i Formula 1