Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Në viset malore me fjolla bore. Vonë në mbrëmje pritet të kemi intensifikim të reshjeve të cilat pritet të shndërrohen në reshje bore, fillimisht në veri të vendit e pastaj në gati tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë natës priten reshje bore dhe erëra të ftohta veriore.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës në verilindje, lindje dhe juglindje të vendit, lokalisht priten edhe reshje bore të cilat në viset kodrinore-malore pritet të jenë intensive.
Reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë nesër priten në Maqedoninë Veriore. Në malet e larta priten reshje bore. Gjatë natës reshje shqote dhe bore priten edhe në vende më të ulëta gjeografike.
Reshje bore nesër gjatë natës priten edhe në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.
Të martën në tërë rajonin pritet të kemi mot të ftohtë, në viset kontinentale mot dimëror dhe lokalisht edhe me fjolla bore. Në mëngjes priten reshje bore të cilat do të vijnë duke u ndalur. Gjatë ditës pritet kthjellim i motit, por do të jetë mjaft ftohtë. Në mbrëmje dhe natën vijuese pritet acar. Në Shqipëri më në fund pas reshjeve mjaft intensive pritet të reshjet të pushojnë gradualisht gjatë paradiditës së të martës.
Të mërkurën dhe të enjtën na pret mot kryesisht i thatë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, por në Shqipëri të enjtën priten që vranësirat të rikthehen dhe të kushtëzojnë reshje lokale shiu dhe bore në viset kodrinore-malore. Temperaturat pritet të shënojnë rritje sidomos në shtresat e larta të atmosferës për shkak të ardhjes së ajrit më të ngrohtë nga Mesdheu, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e Premta rikthehen masat ajrore ciklonike. Na pret mot i vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore me uljen e temperaturave priten reshje të reja bore të cilat mund të paraqiten edhe në disa ultësira, por kjo do të varet nga sasia e ajrit të ftohtë që pritet të depërtojë