Varrosen 2 nxënësit që u vranë të premtën mbrëma në Gllogjan të Deçanit, ku në varrimin e tyre po marrin pjesë qindra persona, përcjell InLajmi.
2 të rinjtë po varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan në Deçan.
Në varrim ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj i cili edhe ka publikuar një video live të varrimit të cilën mund ta shihni më poshtë.
Gjatë ditës së sotme u varros edhe shoferi i autobusit, që ka vdekur nga ky sulm me armë zjarri ditën e premtë.
I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet në arrati, dhe deri më tani nuk ka ndonjë informacion se kush është ai./InLajmi/