Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, tetë persona kanë humbur betejën me COVID, ndërkaq nga 2. 657 testime të bëra kanë rezultuar pozitivë 405 qytetarë.
Në të gjithë Shqipërinë janë 7.459 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar., shkruan TCH
Ndërkaq, gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 548 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188 mijë e 593 që nga fillimi i pandemisë.