Kjo maskë përdoret shpesh sipas nevojës. Është shumë e butë për lëkurën, ushqyese, kështu që mund ta përdorësh edhe çdo ditë.
Në një moment të caktuar të jetës, edhe pse e ke kaluar periudhën e adoleshencës, mund të gjendesh para pasqyrës me një puçërr në fytyrë që të prish qetësinë. Është krejtësisht normale që ende të përjetojmë çrregullime të tilla të lëkurës herë pas here. Të bezdisshme janë, të gjithë e dimë, por jo e pamundur për t’i eliminuar.
Kjo maskë fytyre që prezantohet më poshtë nuk është vetëm zgjidhja e shpejtë e zhdukjes së puçrrave, por shërben edhe për një pastrim dhe hidratim të mirë të lëkurës, madje të përgatit për të gjithë javën.
Maskë me tërshërë
Tërshëra nuk është vetëm një ushqim i mirë për mëngjes, por edhe për lëkurën e fytyrës gjithashtu. Ashtu siç mban të ngopur stomakun, tërshëra ushqen dhe pastron edhe lëkurën.
Për më tepër, është edhe qetësuese, kështu që do të të ndihmojë në eliminimin e skuqjeve të lëkurës. Shtimi i mjaltit në këtë recetë është mjaft efikas, sepse mjalti vret bakteret që formojnë shpërthimin e lëkurës në puçrra.
Shënim: Kjo maskë përdoret shpesh sipas nevojës. Është shumë e butë për lëkurën, ushqyese, kështu që mund ta përdorësh edhe çdo ditë
Çfarë të nevojitet:
1/2 filxhan me ujë të ngrohtë (jo i nxehtë)
1/3 filxhan tërshërë
2 lugë gjelle kos i thjeshtë
2 lugë gjelle mjaltë
1 e bardhë veze
Përdorimi:
- Përziej ujin dhe tërshërën dhe lëri bashkë për dy deri në tri minuta.
- Shto kosin, mjaltin dhe të bardhën e vezës në përzierje.
- Aplikoje lehtësisht të gjithë masën në fytyrë dhe mbaje rreth 10 deri në 15 minuta, përcjell Lajmi.net.
- Pastroje maskën me ujë të ngrohtë. Për këtë hap, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendosësh një filtër në lavaman, në mënyrë që të mos e bllokosh.