2 raste të variantit të koronavirusit Omicron janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.
2 individët tani janë duke u izoluar së bashku me familjet e tyre, ndërsa janë kryer teste të mëtejshme.
Kjo lidhje është gjurmuar në Afrikën Jugore
Varianti i ri konsiderohet potencialisht më i rrezikshëm sepse ka rreth 2 herë më shumë mutacione se Delta.
Omicron, i quajtur gjithashtu B.1.1.529, është zbuluar gjithashtu në Belgjikë, Izrael dhe Hong Kong, dhe ndoshta në Gjermani dhe Republikën Çeke, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.
Qeveritë në mbarë botën kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga vendet në Afrikën Jugore si rezultat i rrezikut nga varianti.