Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat që humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm në Gllogjan të Deçanit, duke thënë se autorët duhet të sillen pata drejtësisë, përcjell InLajmi

“I tronditur nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e studentëve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ambasadori Rohde.
Ndryshe, nga sulmi me armë në drejtim të autobusit që po barte nxënësit mbetën të vdekur 2 nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.




















