Një zjarr ka shpërthyer në katin e parë të spitalit Covid-3 në Tiranë paraditen e sotme. Mësohet se zjarrfikësja e ka vënë nën kontroll situatën tashmë.
Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një rezistence për ngrohje në zyrat e administratës.
Mësohet se bëhet fjalë për zyrën e një mjeku, jo për ambientin ku qëndrojnë pacientët.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se zjarri ka rënë në një zonë që nuk ofrohet shërbim mjekësor.
“Zjarri nuk ka rënë në zonën e pavionëve por në zonën e gjelbër. Në zonën ku janë shërbimet mbështetëse dhe nuk është e lidhur me 3 pavionet covid 1 , 2 e 3” tha Manastirliu në një prononcim për median nga ambientet e spitalit covid 3 ku ka rënë zjarri“, tha Manastirliu
Ministrja garantoi e stafi dhe pacientët janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Po a përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimshme, përcjell Ora News
“Ka disa pista që po hetohen. Po vlerësohen të gjitha” tha ministrja.