Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, këtë të premte është takuar me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, Lars-Gunnar Wigemark dhe me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.
Siç ka njoftuar Lajçak përmes një cicerime në Twitter, gjatë këtij takimi kanë biseduar për sigurinë në Kosovë dhe zhvillimet e fundit.
“Pata diskutime shumë të mira me shefin e EULEX dhe komandantin e KFOR-it rreth situatës së sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit, teksa tha se “Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të 2 vendeve”.
“Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, ka shkruar Meta në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, Lajçak të enjten ka zhvilluar një vizitë në Kosovë ku ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtid he zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Në takim me Kurtin, temë e diskutimit ishte dialogu dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Insajderi.
Kurti dhe Lajçak, gjithashtu folën edhe për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel.