Kryetari i ri i zgjedhur i Hanit të Elezit, ka marrë detyrën e tij, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i komunës së Hanit të Elezit ku janë publikuar foto të momentit nga akti i pranim dorëzimit të detyrës Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit ndërmjet z.Rufki Suma dhe Kryetarit të zgjedhur Mehmet Ballazhi.
Me këtë rast Rufki Suma e njoftoi z.Ballazhin me gjendjen aktuale në komunën e Hanit të Elezit, projektet e realizuar si dhe projektet të cilat janë në vazhdimësi./InLajmi/