Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka folur në lidhje me mbledhjën që do të mabhet këtë të premte mes 2 qeverive shqiptare, përcjell InLajmi.
Ai mledhjen e sotme e quan mundësi të re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet e përbashketa të 2 shteteve në fuqizimin e fushës së mbrotjes dhe sigurisë.
“ Me vëllain tim, Ministrin Peleshi kemi përcaktuar objektivat strategjik, të zbërthyer në plan konkret të bashkëpunimit konkret ushtarak për interesat tona të përbashkëta, si dhe në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë “ , ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Bashkëpunimi vëllazëror Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sot do të rikonfirmohet edhe më fuqishëm.
Mbledhja e sotme mes 2 qeverive tona, do të jetë një mundësi e re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet tona të përbashkëta në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Me vëllain tim, Ministrin Peleshi kemi përcaktuar objektivat strategjik, të zbërthyer në plan konkret të bashkëpunimit konkret ushtarak për interesat tona të përbashkëta, si dhe në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Na priftë e mbara dy qeverive, 2 ministrive dhe dy forcave tona drejtë vizionit tonë të përbashkët euroatlantik në aleancë të përhershme me SHBA-në.
Së bashku më të fortë!/InLajmi/