Në orët e mesditës, sot i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, përcjell InLajmi.
“Në këtë takim u diskutua për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Folën po ashtu për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel. U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm”, ka njoftuar Zyra për Komunikim me Publikun nga Zyra e kryeminstrit Kurti.
Ndryshe, kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian, Lajčák shprehu mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës
Njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Miroslav Lajčákun
Prishtinë, 25 nëntor 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z.Miroslav Lajčák.
Kryeministri Kurti dhe z. Lajčák diskutuan për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Folën po ashtu për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel. U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm. Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian. Ndërsa z. Lajčák shprehu mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës.
/InLajmi/