Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit që është duke u mbajtur ka thënë se të gjitha partitë duhet të gjejnë pozicione të përbashkëta për interes nacional, raporton InLajmi.
Haradinaj ka treguar 2 arsyet e marrjes së fjalës në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se është mirë të punojmë që shtetësia shqiptare tu takojë shqiptarëve kudo në botë.
“Janë 2 arsye pse e mora fjalën, e para sot është dita e falënderimeve, amerikanët bashkohen pas një viti të zhvillimeve në jetë, i uroj atyre këtë ditë. Arsyeja tjetër jemi në vigjilje të festës së flamurit, mendoj që në një periudhë si kjo ia vlen me gjet pozicione të përbashkëta pavarësisht dallimeve politike për çështjet e interesit nacional”, ka thënë ai.
”Për çështjet Kosovë-Shqipëri duhet të bëjmë më shumë për mbrojtje të përbashkët ushtarake Kosovë-Shqipëri. Pastaj është mirë të punojmë që shtetësia shqiptare tu takojë shqiptarëve kudo në botë”, ka thënë Haradinaj. /InLajmi/