Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë hapjen e fushatës globale 16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave, raporton InLajmi.
Me këtë rast ai ka përkujtuar jetët e humbura të grave dhe vajzave, i cili theksoi se dhunën ndaj tyre do ta luftojmë.
“Përkujtojmë jetët e humbura të grave dhe vajzave, do ta luftojmë dhunën ndaj tyre. Kemi përmirësuar dukshëm kornizën ligjore. Kemi avancuar në definimin e dhunës si vepër penale në Kodin Penal”.
Kurti ka thënë se parandalimi i dhunës ndaj grave kërkon veprim të menjëhershëm.
“Zero tolerancë për dhunë ndaj grave dhe vajzave. Kjo kërkon veprim të menjëhershëm që të eliminojmë dhunë ndaj grave”.
Gjithashtu ai është zotuar se do të rriten kapacitetet institucioneve të sigurisë.
“Do të rrisim kapacitet e institucioneve të sigurisë për të trajtuar në afate kohore rastet. Është e detyrueshme që burrat të ngrisin zërin për dhunën ndaj garave”.
“Duhen programe për fuqizim ekonomik për të mbijetuar nga dhuna në familje. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të luftojmë dhunën”.