Një aksident komunikacioni në mes të 2 veturave ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës, përcjell InLajmi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, derisa 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Këtë e ka konfirmuar, për InLajmi, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë 2 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime”, njoftoi Ahmeti.
Tutje, ajo njoftoi se me rastin po merret njësiti i trafikut./InLajmi/


















