Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ka dërguar një telegram ngushëllimi, Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell InLajmi.
Telegrami i plotë i Ministrit Sveçla:
Shkëlqësia Juaj,
Ministër, Oliver Spasovski,
Me pikëllim të madh pranuam lajmin e aksidentit tragjik të ndodhur në Republikën e Bullgarisë nga ku humbën jetën dhjetëra qytetarë tuaj e u lënduan shumë të tjerë.
Në raste të tilla si kjo dhimbja është e pa përshkueshme, por duke qëndruar si shtete krah njëra tjetrës ajo bëhet më e përballueshme.
Pranoni ngushëllimet tona për jetët e humbura dhe shpresojmë në shërimin sa më të shpejtë të lënduarve.
Më lejoni që si Ministër i Punëve të Brendshme, në emër të gjithë zyrtarëve që i përfaqësoj, të shprehë gatishmërinë time të plotë për ndihmë me të gjitha kapacitetet që posedojmë.
Mendjet, zemrat dhe lutjet tona janë me të gjithë qytetarët tuaj të prekur nga kjo tragjedi. /InLajmi/