Austria është izoluar pas rritjes së rasteve me koronavirus.
Kështu, edhe Sllovakia, një shtet tjetër i BE-së po shqyrton planin e futjes në izolim për tre javë, shkruan BBC.
Sipas autoriteteve, kjo mund të jetë një hap drejt parandalimit të rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19, transmeton arbresh.info.
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger ka njoftuar se e konsideron si opsion izolimin e vendit, pasi edhe në Sllovaki ka pasur rritje të dukshme të rasteve me koronavirus.