Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mabjtur mbledhjen e radhës rreth raundit të 2-të zgjedhjeve në Kosovë, raporton InLajmi.
Në këtë mbledhje KQZ ka certifikuar rezultatet përfundimtare të 18 nga 21 komunat, të cilat u mbajtën më 14 Nëntor.
Nga KQZ gjithashtu u bë e ditur se mori vendim për certifikimin e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit, Prizrenit dhe Kllokotit.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së ka thënë se PZAPështë në procedurën e shqyrtimit dhe vendosjen për aneksën në komunën e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa ka bërë të ditur se komuna e Dregashit ëshhtë në proces në Gjykatën Supreme.
Rezultatet e certifikuara u takojnë këtyre 18 komunave: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Mamushë. /InLajmi/