Në orët e hershme të mëngjesit të 23 Nëntorit, ka ndodhur një aksident fatal në Bullgari, ku si pasojë kanë humbur jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut, përcjell InLajmi.
E në mesin e tyre ishin edhe disa të afërm të këngëtares kosovare Ganimete Abazi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një foto të të ndjerëve, ku sipas saj në foto shihen djali i tezës me bashkëshorten dhe 2 djemtë.
‘’Të pata djalë teze,por të deshta si vëlla o Avni’’, ka shkruar Abazi.
Postimi i plotë i saj:
Dhimbje,trishtim,lot!
Se kam mendu që kështu do ikni!
Sa të vështirë e kam tani me ardhë në Shkup e mos me ju taku!
Të pata djalë teze,por të deshta si vëlla o Avni
Do të na mungoni shumë!
Pushoni në parajsë engjujt e mi/InLajmi/