Kryetari i AAK-së, Ramush ka thënë se Qeverisja Kurti ka bërë disa devijime, dhe se po e ndërron hartën gjeostrategjike të Kosovës.
“Unë mënoj që qeverisja Kurti i ka bo disa devijime, ose Kurti, dhe Vetëvendosje si qeverisje, nga premtimet që i ka dhënë qytetarëve që janë të shumta, premtime në parime që s’do ta bëjmë këtë, s’do ta bëjmë atë qe një listë e gjatë, s’do ta bëjmë korrupsionin, nepotizmin, dhe s’do ta kapin shtetin, dhe dialogun pa parim”
“Po unë mendoj që edhe një element është i rëndësishëm me kuptue Vetëvendosje ka qenë edhe mjaft e zorshme edhe kryeministri Kurti me kritiku mjaft parti e udhëheqës për një lloj pavendosmëria në Harta që i bie me Harta territoriale, e tjetra, derisa shkoi deri aty sa dojke me na shti në konflikt me Shtëpinë e Bardhë për thikën në harta, d.m.th ky është tregua bukur i lëvizshëm, dhe i paqëndrueshëm në harta gjeostrategjike, nëse dikon e ka kritiku se po ndërron pakë territor, atëherë Kurti o lehtë i kritikueshëm se po e ndërron hartën gjeostrategjike të Kosovës, pra nuk po e lë Kosovën me i taku euroatlantike, ose perëndimore, dhe Amerikë, po në shumë zhvillime ky po e bartë Kosovën në të pa inkuadruar. Këto kushtojnë, nuk janë pa pasoja”, tha Haradinaj
Kurti ko mi marrë pasojat e zhvendosjen së Kosovës nga harta e interesit nacional e të sigurisë, dhe të partneritetit direkt e të pa diskutueshëm me BE-në dhe Amerikën, tha Haradinaj në Kanal 10, përcjell Portali.info
“Kurti ko mi marrë pasojat e zhvendosjen së Kosovës nga harta e interesit nacional e të sigurisë, dhe të partneritetit direkt e të pa diskutueshëm me BE-në dhe Amerikën, të them të drejtën ky gati sa e ka kthye Kosovës të pa inkuadrune, ky po e qonë Kosovën, nga një hartë tjetër që nuk është e jona”, deklaroi Haradinaj