Në Mitrovicën e Jugut, mbrëmë është arrestuar një person, i dyshuar për posedim të substancës së dyshuar narkotike.
I dyshuari D.I., 23 vjeç, është arrestuar gjatë patrullimit policor.
Vetura e tij ishte ndaluar nga ana e policisë e cila, pas kontrollit të detajuar të të dyshuarit, gjeti dhe sekuestroi substancë të dyshuar narkotike në sasi prej 1.5 gram.
Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet me rastin vazhdojnë, raporton Indeksonline.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike’.